Ministri Vengu: Kemi një plan që sjell rritjen graduale për mbrojtjen deri në 2035-n
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha sot në një intervistë televizive se samiti i NATO-s në Hagë, konfirmoi qëndrueshmërinë e kësaj aleance, por gjithashtu dhe lidershipin amerikan. Ai e cilësoi shumë të rëndësishme, pasi sipas tij, nën lidershipin amerikan është bërë angazhimi i përbashkët i shteteve anëtare të NATO-s për rritjen e buxheteve të tyre […]
Ministri i Jashtëm i Iranit: Dëme serioze në centralin bërthamor Fordow nga sulmi amerikan
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi në një intervistë për CBS News se bombardimi amerikan mbi centralin bërthamor kyç të Iranit në Fordow ka shkaktuar dëme “serioze dhe të rënda” në objekt. “Askush nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur në Fordow. Megjithatë, ajo që dimë deri tani është se objektet janë […]
Zbutet Musk, miliarderi amerikan vlerëson Trump për zgjidhjen e konflikteve botërore
Në një zhvillim të papritur duke pasur parasysh marrëdhëniet e tensionuara të kohëve të fundit midis të dyshes, Elon Musk vlerësoi sot Donald Trump për ndërhyrjet e tij në krizat dhe luftërat globale. Duke komentuar postimin e presidentit amerikan në mëngjes, ku njoftoi se Izraeli kishte “rënë dakord” të finalizonte kushtet për një armëpushim dy-mujor […]
Elon Musk pendohet për paraqitjen e tij me sharrë elektrike në konventën e Konservatorëve
Elon Musk ka pranuar se paraqitja e tij me sharrë elektrike në skenë në konventën e Partisë Konservatore shkurtin e kaluar mund të mos ketë qenë lëvizja më e mençur nga ana e tij. Manjati i teknologjisë, i cili është shndërruar nga një aleat i Trump në një nga kritikët më të ashpër të politikave […]
Ish-zyrtari i DASH: Serbia s’guxon të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Kosovës
Ish-zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Jonathan Moore, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë shpërthimin e një konflikti të ri në rajon, derisa ka komentuar deklaratën e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, rreth marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. “Presidenti Trump e ka bërë […]
Marrëveshjet tregtare, Trump kërcënon me tarifa deri në 35% ndaj Japonisë: Dyshoj se…
Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë për të vendosur tarifa të reja të larta ndaj importeve japoneze, ndërsa afati për vendet që duan të negociojnë marrëveshje tregtare me SHBA-në po afron. Duke folur për afatin e 9 korrikut, Trump tha se nuk është diçka që mendon ta shtyjë, duke lënë të kuptohet […]
“Projektligj i madh dhe i bukur”, Senati amerikan miraton ligjin gjigant të taksave të Trump
Projektligji kyç për taksat dhe shpenzimet i iniciuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kapërcyer një pengesë të madhe në Kongresin e SHBA-së. Senati miratoi propozimin, të quajtur “Një Projektligj i Madh dhe i Bukur”, me një shumicë shumë të vogël votash pas një seance maratonë që zgjati gjithë natën. Vota vendimtare u hodh […]
“Lufta e fjalëve” Trump-Musk, ulet vlera e aksioneve të Teslës
Elon Musk po ndjen humbjet e para nga replikat me presidentin amerikan, Donald Trump, dikur një dyshe e pandarë. Sulmi i ri i Elon Musk ndaj projektligjit “të çmendur” të shpenzimeve të Trump, i ndjekur nga reagimi i presidentit amerikan ka goditur çmimin e aksioneve të Teslës. Trump ka thënë se do të “shqyrtojë” nëse […]
Plas sërish sherri me Trump, Musk: Jetojmë në vendin e partisë së derrave të fëlliqur! Do krijoj forcë të re politike
Shefi i X dhe Tesla, Elon Musk, ka bërë thirrje për themelimin e një partie të re në SHBA, që sipas tij do kujdeset vërtet për njerëzit. Përmes një postimi në rrjetin e tij social X, ai ka kritikuar sërish projektligjin e administratës Trump, që u bë mollë sherri mes tij dhe presidentit amerikan dhe […]
“Non-grata” të reja, SHBA tronditin sërish, ja kush do të futet në listën e zezë të DASH, administrata Trump jep…
Rigels Seliman Sekretari i Shtetit Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë me dije një ndryshim të rëndësishëm në politikën e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen e personave “Non-grata”. Ky ndryshim përqendrohet në sanksionimin e trafikantëve të drogës, familjarëve të tyre dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë personalë dhe të biznesit, duke vendosur kufizime të rrepta […]