Takimi me Trump, Putin zbret në Alaskë 30 minuta pas tij
Pamje nga takimi ALASKË- Vladimir Putin ka zbarkuar tani në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson, rreth 30 minuta pas Donald Trump. Më parë, Kremlini tha se takimi i udhëheqësve do të fillojë në orën 20:30 sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar./ZËRI
“Zbutet” Trump, para takimit me Putin telefonon aleatin e ngushtë të Rusisë
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka biseduar të premten me liderin bjellorus, Alexander Lukashenka – aleat i ngushtë i Vladimir Putinit – disa orë para samitit të Trumpit me Putinin që do të zhvillohet në Alaskë. Bisedën telefonike e kanë konfirmuar të dyja palët. Trump ka thënë përmes një postimi në X – dikur Twitter – […]
Donald Trump niset për në Alaska, postimi i Presidentit të SHBA nga bordi i “Air Force One”
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po përgatiten për një samit shumë të pritur në Alaskë mbi luftën në Ukrainë, ja oraret kryesore. Pak minuta përpara se të hipte në avionin që do ta çojë në Alaskë, Donald Trump postoi në Truth Social: “Rrezik i lartë”. Para samitit, Trump tha […]
Putin mbledh elitat ruse përpara samitit në Alaskë: Rusia kërkon një “samit botëror”, jo vetëm për Ukrainën
Vladimir Putin mblodhi pothuajse të gjitha figurat kryesore të shtetit në Kremlin për t’i informuar dhe për t’i përfshirë në vendime që në fund do t’i marrë vetëm ai, shkruan media italiane. Ndër të pranishmit ishin edhe anëtarët e delegacionit për në Alaskë, të bërë publik nga këshilltari i presidentit për politikën ndërkombëtare, Yuri Ushakov, […]
Protesta kundër Putinit në Alaska
Pamjet nga protesta ALASKË- Qindra persona kanë dalë në rrugët e qytetit Anchorage, Alaskë, duke valëvitur flamuj ukrainas dhe banderola pro-ukrainase, në shenjë proteste të pushtimit të vendit nga Rusia. Protestuesit mbajnë flamuj ukrainas dhe banderola me fraza të tilla si “Alaska është në anën e Ukrainës” dhe “arrestoni Putinin!”. PAMJET NGA PROTESTA: Presidentët e Rusisë […]
Sot samiti në Alaskë, Trump flet para takimit: Putin nuk do të ‘luajë’ me mua
Në orën 21:00 (me kohën tonë) në Alaskë do të mbahet takimi i shumëpritur mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin. Kryetemë do të jetë Ukraina, për t’i dhënë fund luftës që vijon prej disa vitesh. Liderët do të diskutojnë për kufijtë dhe shkëmbimin e territoreve, teza që kanë qarkulluar prej kohësh. Trump-Putin do […]
Putin ndalet në rajonin e Lindjes së Largët të Rusisë gjatë rrugës për në Alaskë
Presidenti rus Vladimir Putin u ndal në rajonin lindor të Rusisë, Magadan, ndërsa ishte në rrugën e tij për në Alaskë për samitin e tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Putin është në qytetin e Magadanit për një “udhëtim të plotë rajonal”, i cili përfshin një vizitë në një uzinë industriale dhe një takim […]
DW: Si e sheh Trumpi takimin me Putinin?
Donald Trump dhe Vladimir Putin ALASKË- Në prag të takimit të planifikuar me Presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka minimizuar rëndësinë e takimit, duke thënë se qëllimi kryesor i tij është të përgatisë terrenin për një samit të dytë. Edhe Kremlini i ka minimizuar pritshmëritë nga ky takim […]
Takimi me Putin në Alaskë, Trump i përgatitur edhe për ‘dështim’: Ka 25% mundësi që të mos kemi sukses
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka marrë parasysh të gjitha opsionet për takimin me homologun rus, Vladimir Putin. Madje, gjatë një interviste të drejtpërdrejtë për Fox News Radio, ai dha një përqindje, kur tha se ka ka 25% mundësi që takimi të mos ketë sukses. “Gjithmonë ka një rrezik“, tha ai. Sipas presidentit amerikan, ky […]
Diplomatë veteranë dhe figura kyçe të ekonomisë, zbulohet delegacioni i Kremlinit që do të shoqërojë Putinin në Alaskë për takimin me Trump
Kremlini ka zbuluar përbërjen zyrtare të delegacionit rus që do të shoqërojë Presidentin Vladimir Putin në samitin e shumëpritur me Presidentin amerikan Donald Trump, i cili do të zhvillohet në Alaskë – takimi i parë mes liderëve të dy vendeve që nga viti 2021. Lista e delegacionit prej pesë anëtarësh hedh dritë mbi temat që […]