Ukraina lëshon mbi 30 dronë drejt Moskës gjatë natës, mbyllen disa aeroporte
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se mbrojtja ajrore rrëzoi 105 dronë ukrainas mbi rajonet ruse gjatë natës, 35 prej të cilëve po shkonin drejt Moskës, duke çuar në pezullimin e përkohshëm të operacioneve në aeroportet e saj. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit rus, Sergei Sobyanin, kishte folur më herët sot për 23 dronë që […]
Trump pranon dhuratën nga Katari, Pentagoni: “Pallati fluturues” po riformatohet
Presidenti Donald Trump SHBA- Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth ka bërë me dije se do të pranojnë Boeing 747 nga Katari që Presidenti Donald Trump do ta përdorë pasi të ketë përfshirë “masa të duhura sigurie dhe kërkesa funksionale të misionit”, sipas një zëdhënësi të Departamentit të Mbrojtjes. “Sekretari i mbrojtjes ka pranuar një Boeing 747 […]
Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje për shpenzime të mbrojtjes prej pesë për qind të PBB. Edhe vendet e tjera evropiane po rrisin masivisht buxhetet e tyre ushtarake. Donald Trump mund të ndihet i konfirmuar: Ministri i ri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul kërkon që qeveria e re gjermane të investojë pesë për […]
Izraeli nuk ndalet pas bombardimeve, ushtria nis ofensivën tokësore në Rripin e Gazës
Ushtria izraelite ka nisur një ofensivë të re tokësore në shkallë të gjerë në veri dhe jug të Rripit të Gazës, e mbështetur nga sulme ajrore intensive. Lajmi u konfirmua nga zyrtarë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), të cilët thanë se operacioni ka për qëllim “thyerjen e aftësive luftarake të armikut”. Shefi i […]
Rusia lëshoi 273 dronë në Ukrainë gjatë natës në sulmin më masiv deri më sot
Rusia lëshoi 273 dronë në Ukrainë gjatë natës në sulmin më masiv që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, njoftoi këtë mëngjes Forca Ajrore Ukrainase. Njoftimi thotë se mbrojtja ajrore ukrainase ka kapur 88 dronë rusë, raportoi AP. Sulmet kishin në shënjestër rajonin e Kievit, Dnipropetrovskut dhe Donetskut. Më parë, sulmi më masiv rus […]
Mbi 80 të vrarë pas përshkallëzimit të sulmeve ajrore izraelite
Sulmet ajrore izraelite në të gjithë Rripin e Gazës thuhet se kanë shkaktuar vdekjen e 81 personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve gjatë natës. Agjencia palestineze e lajmeve WAFA tha se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Duke cituar mjekët, WAFA raportoi se më shumë se 20 persona u vranë dhe rreth 100 […]
Samiti i lidereve të BE, aeroporti “Nënë Tereza” bën njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët
Për shkak të bllokimit të rrugëve sot dhe neser nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njofton pasagjerët që të paraqiten në terminal 4 orë para udhëtimit të tyre. Njëkohësisht pasagjerët duhet të kenë parasysh se linjat ajrore mund të kenë ndryshime orari dhe sugjerohet kontrolli i e-maileve apo mesazheve për çdo […]
Ultimatum nga Gjermania për Rusinë: Armëpushim në Ukrainë sot, përndryshe sanksione të reja
Qeveria gjermane ka paralajmëruar se “koha po mbaron” për Rusinë, duke i bërë thirrje asaj të pranojë një armëpushim 30-ditor pa kushte në Ukrainë deri në fund të së hënës ose rrezikon sanksione të reja. Nëse Moska nuk e pranon kërkesën, “do të fillojnë përgatitjet” për të vendosur sanksione të reja, tha zëdhënësi i qeverisë […]
Armëpushimi me Indinë, Pakistani rihap hapësirën ajrore në të gjithë vendin
Pakistani ka rihapur plotësisht hapësirën ajrore për të gjitha luftimet në të gjithë vendin, pas një njoftimi për armëpushim midis Pakistanit dhe Indisë. Një zëdhënës i Autoritetit të Aeroporteve të Pakistanit (PAA) tha më parë se vendi kishte mbyllur hapësirën ajrore për të gjithë trafikun ajror, përfshirë fluturimet civile, duke filluar nga ora 3:15 e […]
Armëpushim mes Indisë dhe Pakistanit, Trump: Hyn në fuqi menjëherë falë ndërmjetësimit të SHBA
Presidenti amerikan Donald Trump tha se India dhe Pakistani kanë arritur një armëpushim me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara. “Pas një nate të gjatë bisedimesh të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, kam kënaqësinë të njoftoj se India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm”, tha presidenti amerikan në Truth […]