Tabaku zbulon votën e PD për buxhetin: Refuzuam propagandën bajate të Ramës

Tabaku zbulon votën e PD për buxhetin: Refuzuam propagandën bajate të Ramës

Deputetja Jorida Tabaku, e ftuar në një lidhje live në Now me Erla Mëhillin, ka hedhur akuza ndaj qeverisë lidhur me projektbuxhetin dhe paketën fiskale, duke e cilësuar atë si mungesë totale vizioni dhe transparence. Duke folur për mungesën e konsultimeve reale dhe ndryshimet e njëpasnjëshme të qëndrimeve zyrtare, Tabaku u shpreh se qeveria ndryshon versionet nga dita në ditë dhe nuk ka një plan të qartë për dividendin apo fermerët. “Këshillit tatimor ministri i financave i tha “Nuk ndërrohet buxheti.” Të nesërmen shkoi zëvendësministri dhe tha: “Na e sollën kështu gati, do ndërrohet buxheti.” Ky është konsultimi. Ka dhënë katër variante të ndryshme se si do paguhet dividendi, edhe sot na dha një variant tjetër. Këto akoma nuk e dinë se si do paguhet...