Ina Zhupa denoncon mungesën e minimumit jetik: Buxheti i Ramës godet qytetarët

Ina Zhupa denoncon mungesën e minimumit jetik: Buxheti i Ramës godet qytetarët

Deputetja Ina Zhupa ka kritikuar në seancën plenare buxhetin e qeverisë Rama, duke e akuzuar atë se braktis shtresat më të pamundura dhe nuk parashikon vendosjen e minimumit jetik prej 250 eurosh, sipas propozimit të PD-së dhe rekomandimit të Avokatit të Popullit. Zhupa solli në vëmendje pensionet që mbeten nën minimumin jetik, pagesën prej vetëm 99 mijë lekësh të vjetra për fëmijët jetimë dhe vështirësitë ekonomike të familjeve që trajtohen me KEMP. Ajo u ndal edhe te rasti i Erindit, familjarët e të cilit marrin 120 mijë lekë të vjetra KEMP, ndërsa ai u gjobit me 5 milionë lekë për pjesëmarrjen në protestë. “Ky kuvend edhe në këtë buxhet nuk parashikon vendosjen e minimumit jetik. Ne sot kemi pensione të cilat janë nën minimumin jetik....