Buxheti për bujqësinë/ Ironizon Korreshi: Sa një palë çizme në muaj për fermerët

Buxheti për bujqësinë/ Ironizon Korreshi: Sa një palë çizme në muaj për fermerët

Deputeti Saimir Korreshi ka ironizuar mbështetjen e parashikuar për bujqësinë në projektbuxhetin e vitit 2027, duke e krahasuar shumën që përfiton një fermer me çmimin e një pale çizmesh në muaj. Gjatë diskutimeve në Kuvend, Korreshi u ndal te fondi prej 5.3 miliardë lekësh për transfertat ndaj përfituesve, duke iu referuar të dhënave të relacionit të qeverisë, sipas të cilit parashikohet të përfitojnë 43 666 fermerë në vitin 2027. Sipas përllogaritjeve të tij, kjo shumë përkthehet në rreth 10 mijë lekë në muaj për fermer, ose ndryshe, sipas tij, një palë çizme. “Relacioni qeveritar, në faqet 21 dhe 22, thotë se parashikohet të përfitojnë 43 666 për vitin 2027. I bëra një llogaritje dhe del 142 mijë lekë për kokë në muaj, 10 mijë lekë,...