Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Përmendja e Etleva Budinit në raportimet për dosjen e Postës së Durrësit, krahas çështjeve që kanë sjellë emra të tjerë socialistë përpara drejtësisë, rrëzon teorinë e Ramës për gratë në pushtet si garanci ndershmërie. Përfaqësimi i lartë i grave dhe vajzave në administratën e Ramës është një nga produktet më të reklamuara të marketingut qeveritar. Gjinia reklamohet pothuajse si certifikatë pastërtie me logjikën: më shumë gra në pushtet, më shumë përgjegjshmëri, më shumë ndershmëri. Formula mund të jetë e bukur për fjalimet e fushatës, por dosjet që shkojnë në SPAK po tregojnë se “rilindasit” nuk pyesin shumë për burrë a grua, kur vjen puna për të vjedhur. Fuqia korruptuese e sistemit që drejtohet nga Rama nuk bën dallime as përpara gjinisë së personit që firmos...