Ministri Salla: 18 miliardë lekë për bujqësinë, dyfishohet fondi për rimbursimin e TVSH-së për fermerët

Ministri Salla: 18 miliardë lekë për bujqësinë, dyfishohet fondi për rimbursimin e TVSH-së për fermerët

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë prezantimit sot në Kuvend të projektbuxhetit 2027, bëri të ditur se financimi do të përqendrohet te zhvillimi rural, siguria ushqimore, peshkimi dhe akuakultura, si dhe forcimi i institucioneve dhe digjitalizimi. “Programi i Zhvillimit Rural është shtylla kryesore e këtij buxheti. Për të parashikohen rreth 8,4 miliardë lekë, kundrejt 7,7 miliardë lekëve në buxhetin fillestar të vitit 2026, duke përfaqësuar afërsisht 47% të buxhetit të ministrisë. Në këtë program përqendrohet mbështetja për fermerët, investimet në ferma dhe përgatitja për Politikën e Përbashkët Bujqësore të Bashkimit Evropian”, tha Salla, teksa shtoi se, “në planifikimin e vitit 2027 buxheti është rritur me 120 milionë lekë, ku pjesa kryesore prej 100 milionë lekë shtesë shkon për Skemën Kombëtare të Mbështetjes....