BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar një paketë të re sanksionesh që synon bankat ruse, rafineritë e naftës dhe të ashtuquajturën “flotë hije”, raporton Euronews. Sanksionet e BE-së ndaj Rusisë prekin gati 150 individë dhe entitete shtesë. Paketa e 22-të e sanksioneve ekonomike pritet të miratohet më vonë gjatë këtij muaji. Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, BE-ja ka vendosur sanksione ndaj rreth 4.600 individëve dhe entiteteve. Ka ngrirë më shumë se 28 miliardë euro asete private, sipas Euronews Verify. Sipas analistëve, sanksionet duken më efektive ndaj Rusisë sesa ndaj vendeve të tjera. Ndalohet importi i naftës dhe kontrollet e eksportit të teknologjisë perëndimore godasin më fort ekonominë ruse dhe aftësinë e saj për të prodhuar pajisje ushtarake...