Hakerat vjedhin qeverinë bullgare, sulm kibernetik për 5 vite, marrin miliona dokumente zyrtare!

Hakerat vjedhin qeverinë bullgare, sulm kibernetik për 5 vite, marrin miliona dokumente zyrtare!

Bullgaria ka arritur të ndërpresë një operacion të gjatë kibernetik spiunazhi që kishte shënjestruar administratën shtetërore, pasi grupe ndërkombëtare hakerësh kishin ruajtur akses të fshehtë në sistemet informatike të institucioneve qeveritare për gati pesë vjet, nga viti 2021 deri në gusht të vitit 2026. Rasti u bë publik nga ministri bullgar i Inovacionit dhe Transformimit Digjital, Ivan Vasilev, pas një mbledhjeje të kabinetit qeveritar. Sipas hetimeve, hakerët kishin nxjerrë të paktën 130 gigabajt dokumente qeveritare, ekuivalente me më shumë se 62 milionë faqe, ndërsa monitoronin shkëmbimin e informacionit mes institucioneve shtetërore. “Objektivat e sulmeve kibernetike ishin sistemet e shkëmbimit të dokumenteve qeveritare. Deri më tani, nuk janë gjetur prova se të dhënat personale të qytetarëve bullgarë janë komprometuar”, deklaroi Vasilev. Ndërhyrja u zbulua në gusht,...