“Gati të luftoj kundër Rusisë!”- Princi Harry: Do t’i rikthehesha ushtrisë për të mbrojtur Britaninë!
Princi Harry ka deklaruar se është plotësisht i gatshëm t’i rikthehet shërbimit ushtarak nëse Britania e Madhe do të përfshihej në një konflikt me Rusinë. Gjatë një vizite në qytetin e Lvivit, në Ukrainë, Duka i Sussex paralajmëroi se Evropa duhet ta marrë seriozisht kërcënimin që vjen nga Moska. “Do të jem 100% i gatshëm t’i shërbej vendit tim”, deklaroi Harry, duke theksuar se përvoja e Ukrainës në përballjen me agresionin rus përmban mësime të rëndësishme për pjesën tjetër të botës. Princi Harry shërbeu në ushtrinë britanike nga viti 2005 deri në vitin 2015. Gjatë kësaj periudhe, ai kreu dy misione në Afganistan, ku shërbeu si pilot helikopteri Apache, duke arritur gradën e kapitenit. Gjatë qëndrimit në Ukrainë, ai vizitoi gjithashtu një qendër rehabilitimi për...
Burimi:
javanews.al