EMRAT – Senati Akademik i UNISHK plotëson vakancat në KIZ dhe KA, hapet rruga për zgjedhjen e rektorit të ri

EMRAT – Senati Akademik i UNISHK plotëson vakancat në KIZ dhe KA, hapet rruga për zgjedhjen e rektorit të ri

Senati Akademik i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ka plotësuar vakancat në Komisionin Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) dhe Komisionin e Apelimit (KA), duke i hapur rrugën nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjen e rektorit të ri, përmbushës i mandatit të ndërprerë me dorëheqje nga Tonin Gjuraj.Në KIZ, janë zgjedhur si anëtarë Ermira Ymeraj dhe Sead Baraku. E para, si përfaqësuese e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe përgjegjëse sektori në Zyrën e Sigurimit të Cilësisë në UNISHK (administratë) dhe i dyti, përfaqësues i Fakultetit Ekonomik.Si përfaqësuese e studentëve në KIZ, mes Gëzim Kuçit nga Fakulteti Ekonomik dhe Klejdi Pjetri nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, u zgjodh Klejdi Pjetri. Po ashtu, është plotësuar edhe vakanca në Komisionin e Apelimit, ku u zgjodh Valbona Paja nga Fakulteti Ekonomik.Me...