Mosmarrëveshje mes Flick dhe Deco, nuk bien dakord për mbrojtësin e ri të Barcelonës
18 Nëntor 2026 20:45 Telesport Barcelona ka filluar që tani lëvizjet e para për sezonin e ardhshëm, duke e bërë përforcimin e qendrës së mbrojtjes një nga prioritetet e saj në merkaton e ardhshme të verës. Megjithatë, përzgjedhja e mbrojtësit të ri ka sjellë një mospërputhje mendimesh mes drejtorit sportiv, Deco, dhe trajnerit kryesor, Hans Flick, zbulojnë mediat pranë klubit katalanas. Secili prej tyre ka një vizion të ndryshëm për profilin e mbrojtësit që i duhet skuadrës katalanase. Trajneri gjerman anon nga Nico Schlotterbeck i Borussia Dortmundit, duke besuar se ai zotëron cilësitë e duhura për të zbatuar idetë e tij taktike. Nga ana tjetër, Deco preferon afrimin e Alessandro Bastonit nga Inter, duke e parë atë si lojtarin që mund t’i ofrojë Barcelonës cilësinë...
Burimi:
telesport.al