Xabi Alonso del kundër Real Madridit, Chelsea nis “kundërsulmin”

Xabi Alonso del kundër Real Madridit, Chelsea nis “kundërsulmin”

18 Nëntor 2026 19:52 Telesport Duke qenë se po luan një rol dytësor tek Arsenal, Martin Zubimendi pritet të largohet nga kampionët në fuqi të Premier League, gjatë merkatos së janarit ose maksimumi në verën e ardhshme. Prej kohësh është përfolur për një interesim konkret nga ana e Real Madridit për mesfushorin spanjoll, i cilli duket profili i duhur për të plotësuar mesfushën e Jose Mourinho-s. Nga ana tjetër, për kampionin e botës me Spanjën, ka një interes të shtuar nga Chelsea. Sipas AS, “Blutë” e Londrës kanë ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar shërbimet e mesfushorit spanjoll, i cili është një kërkesë e Xabi Alonsos. Trajneri bask e ka vendosur si prioritet absolut transferimin e Zubimendit, vlera e të cilit në treg llogaritet mbi...