Nuk bën pjesë në planet e Ruben Amorim, Milan përgatit largimin e parë për janarin

Nuk bën pjesë në planet e Ruben Amorim, Milan përgatit largimin e parë për janarin

18 Nëntor 2026 20:23 Telesport Pervis Estupiñán ka luajtur vetëm 446 minuta këtë sezon në të gjitha kompeticionet. Ekuadoriani jo vetëm që ka humbur vendin e titullarit, por pritet të largohet gjatë merkatos së janarit, sepse nuk bën pjesë në projektin e Ruben Amorim dhe trajneri portugez kërkon profile të tjera për mbrojtjen. SportMediaset zbulon se Milan ka nisur që tani lëvizjet e para për të finalizuar largimin e Estupiñán gjatë merkatos së janarit, edhe pse ai është nën kontratë deri në vitin 2030. Sipas burimit të lartpërmendur, Estupiñán është futur në radarët e Fiorentinës, një skuadër mjaft interesante që mund t’i ofrojë atij mundësi për të qenë titullar dhe pse jo protagonist. Mënyra më e mundshme e transferimit është ajo e huazimit me të...