Shehaj: Efektivët e Komisariatit Nr. 1 po i bëjnë presion të riut të tërheqë denoncimin e dhunës! Larguan me forcë dhe avokatin
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka denoncuar një tjetër detaj të rëndë që ka ndodhur me djalin e ri protestues, Enean, i cili sot, në oborrin e Parlamentit krah Shehajt dhe deputetit Erald Kapri bëri publike dhunën që kanë ushtruar ndaj tij në zyrat e Komisariatit Nr.1 në kryeqytet. Kreu i Mundësia thekson se ndaj të riut 23-vjeçar po bëhet presion që ai të ndryshojë dëshminë e tij. Shehaj deklaron se është paraqitur me urgjencë në ambientet e spitalit ku i riu shkoi për t’u mjekuar, pasi policë dhe përfaqësues nga Komisariati Nr.1 kishin larguar avokatin mbrojtës së të riut dhe thotë se po i bënin presion për të mos denoncuar me emra dhunuesit. “Erdha me urgjencë në Spital sepse më njoftuan se ndaj...
Burimi:
gijotina.com