Zyrtari socialist: Pensionistët do të kenë lekë plus pasi të bëjnë pazaret
Këshilltari i Partisë Socialiste, Alfred Kika Muharemi thotë se pensionistët do të kenë më shumë para në dispozicion pas masave të parashikuara në buxhetin e vitit 2027. Sipas Muharemit, një pensionist që shpenzon aktualisht 20 mijë lekë të reja për ushqime, do të përfitojë nga ulja e kostos së produkteve, ndërsa dyfishimi i pensionit dhe indeksimi do t’i shtojnë të ardhurat. “Nëse një pensionist bën konsum 20 mijë lekë të reja për ushqim, automatikisht me buxhetin e ri të 2027-ës ka direkt rënie 6 mijë lekë të reja. I ka kursim. Marrim edhe dyfishimin bashkë me indeksimin, që është 3700 lekë, do ta ketë plus 10 mijë lekë të reja”, u shpreh ai. Për të kursimet do të vijnë edhe nga ulja e konsumit të...
Burimi:
kohajone.com