Ura e Krimesë nën ujë: mbi 200 metra të shkatërruar, kanali i lundrimit i bllokuar
Më shumë se 200 metra të Urës së Krimesë janë shkatërruar dhe kanë përfunduar në ujë, në një thellësi prej nëntë metrash, pas një sulmi me raketa dhe dronë të kryer në disa valë më 16 dhe 17 nëntor. Rrënojat prej asfalti dhe çeliku kanë bllokuar kanalin e lundrimit të Ngushticës së Kërçit. Ky zhvillim i jep një goditje përpjekjeve të Rusisë për ta mbajtur Krimenë nën okupim dhe funksionale, shkruan Radio Evropa e Lirë. Ky është sulmi më shkatërrimtar ndaj urës që nga nisja e luftës në shkallë të plotë, e cila në shkurt hyn në vitin e pestë, sipas burimeve të njëjta. Gjatë sulmit të fundit u shkatërrua vetëm pjesa rrugore e urës, ndërsa qarkullimi hekurudhor ka rifilluar, megjithëse nuk dihet se në...
Burimi:
kohajone.com