Pasaportat shqiptare me ‘PP’, reagon IdentiTek: Ja arsyeja e ndryshimit, nuk ka gabim në printim
TIRANË- IdentiTek ka reaguar pas raportimeve për një gabim të mundshëm në printimin e pasaportave shqiptare duke sqaruar arsyen e përdorimit të kodit identifikues 'PP'. Sipas institucionit, ky ndryshim nuk lidhet me ndonjë defekt në dokumente, por vjen si rezultat i përshtatjes me standardet e reja ndërkombëtare të udhëtimit. Në reagimin e saj, IdentiTek sqaron se ndryshimi është bërë në zbatim të udhëzimeve të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), e cila në mars të vitit 2024 miratoi përditësime për dokumentet e udhëtimit të lexueshme nga makinat. Në bazë të këtyre standardeve kodi për pasaportat e zakonshme është ndryshuar nga 'P' në 'PP', ndërsa për pasaportat e shërbimit nga 'PS' në 'PO'. Formati i ri ka nisur të aplikohet në Shqipëri që prej dhjetorit 2025,...
Burimi:
zeri.ai