Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Në një postim në Facebook, poeti, shkrimtari dhe pedagogu Sadik Bejko ka ndarë disa mbresa pas leximit të librit “Oxhaku i Këlcyrës”. Ja çfarë shkruan ai: E lexova menjëherë. Për kthjellimin nga aq fantazma e mjegulla që ma frynin kokën prej vitesh. Janë vendet e mia kalaja e Tepelenës, e Këlcyrës, e Beratit. Si ai foshnja që e fshin me trup tej e tej shtëpinë para se të ngrihet në këmbë, ashtu këto kala i kam shkelur, i kam prekur me sy, ka dëgjuar për to, kam kënduar polifoni, po dhe më kanë trembur, më kanë shtypur, me errësirën e lagësht të llohërave historiko-fantastike, si dhe me sorrat e kukuvajkat në kamaret e gërmadhave e të mazgallave ulëritëse. Më pëlqeu historiani që nëpër mugun e...