Tabaku viziton protestuesit në Bllokun e Sigurisë: Qytetarët po përballen me pushtetin agresiv të Ramës
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, vizitoi mëngjesin e sotëm në Bllokun e Sigurisë protestuesit e ndaluar gjatë protestës së djeshme. Gjatë vizitës, ajo u takua dhe bisedoi me ta për ngjarjet e protestës dhe rrethanat e ndalimit të tyre. Në një deklaratë për mediat pas daljes, Tabaku kundërshtoi arrestimet, duke u shprehur se personat që kishte takuar nuk kishin dhunuar apo goditur asnjë objekt. Sipas saj, ata kishin ndërhyrë për të mbrojtur protestuesit e tjerë nga dhuna e ushtruar prej policisë. Deputetja demokrate theksoi se veprimet e tyre kishin qenë në mbrojtje të qytetarëve që po protestonin. Ajo e lidhi ndalimin e tyre me mënyrën se si institucionet trajtojnë qytetarët që ngrenë zërin dhe kundërshtojnë qeverinë. Sipas Tabakut, arrestimet janë dëshmi e një sistemi...
Burimi:
gijotina.com