Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Tabaku: Turizmi rritet, por gjithnjë e më pak shqiptarë po hapin biznese të vogla
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se turizmi në vend po rritet, por që për të gjithmonë e më pak shqiptarë po hapin biznese të vogla. ”Shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare është sipërmarrja e vogël. Dhe për qeverinë socialiste, kjo shtyllë është armiku numër një. Sepse shtresa e mesme nuk është klienteliste”,-shkruan në Facebook. Postimi i plotë Turizmi rritet. Gjithnjë e më shumë të huaj vijnë për të parë mrekullitë e Shqipërisë. Por gjithnjë e më pak shqiptarë hapin biznese të vogla. Gjithnjë e më shumë dyer mbyllen. Pse? E dinë të gjithë: taksat e larta, mungesa e mbështetjes, dhe...