Tabaku: Ta harrojnë se zgjedhjet janë një kapitull i mbyllur, presim misionin faktmbledhës nga KE

Tabaku: Ta harrojnë se zgjedhjet janë një kapitull i mbyllur, presim misionin faktmbledhës nga KE

Në një intervistë për A2 CNN, Jorida Tabaku, konferencën e 19-të të Komiteti të Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkimi Evropian që u mbaj të mërkurën dhe të enjten në Strasburg, e konsideron një takim të frytshëm. Tabaku pohon se opozitarët përveç shqetësimeve që i bënë publike në seancat plenare, kanë furnizuar me prova dhe dokumente evropianët për atë që e quajnë farsë elektorale. “Takimet bilaterale janë zhvilluar, me reporterin e Shqipërisë, me drejtuesin e delegacionit dhe me përfaqësues të këtij komisioni. Janë informuar dhe u është vendosur në dispozicion edhe raporti që tregon se qëndrimet e opozitës janë të bazuara në prova...
Burimi: Lajme.al