Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Tabaku: Shteti nuk ngrihet me aksione, por reforma! Në Theth u ndërtua me bekimin e qeverisë
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se një shtet nuk mund të ngrihet me aksione propagandistike, por me reforma. Ajo komenton aksionin e qeverisë Rama për sekuestro të produkteve bujqësore e blegtorale pa faturë, duke thënë se arsyeja kryesore e informalitetit sot në ekonomi janë politikat që PS-ja ka ndërmarrë në këto 12 vite. ”Sa herë qeveria merr një aksion, aq herë rritet formaliteti. Kjo ka qenë një postual që është provuar e vërtetë në këto 12 vite më shumë se kurrë. Nuk ngrihet shteti me aksione sporadike, por me reforma. Këto reforma kanë munguar në luftën ndaj informalitetit, nuk mundet që një qeveri që ka qeverisur për 12 vite të thotë tani do luftoj informalitetin. Nuk mundet një qeveri që ka ngritur taksat, tashmë...