Tabaku shkon në burg/ Pas vizitës në Reç, kundërshton PS për ndryshimet në Kodin Penal

Tabaku shkon në burg/ Pas vizitës në Reç, kundërshton PS për ndryshimet në Kodin Penal

Vetëm 10 nga 225 të paraburgosur në Reç janë nën akuzë për krim të organizuar dhe korrupsion. Shifrat u evidentuan nga kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mediat, Jorida Tabaku, pas një vizite monitoruese në këtë institucion. Ajo kundërshtoi argumentet e mazhorancës për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg”. Tabaku theksoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon vullnet të qëndrueshëm politik, duke e cilësuar këtë një nga sfidat kryesore në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian. Gjatë vizitës në burgun e Reçit, anëtarët e komisionit, në bashkëpunim me përfaqësues të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Avokatit të Popullit dhe OSBE-së, u njohën me kushtet dhe trajtimin e të paraburgosurve. Monitorimi do të...