Tabaku në Këshillin e Integrimit Europian: Shqiptarët kanë nevojë për BE-në, duan garanci për standardet e anëtarësimit
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar funksionimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, gjatë mbledhjes ku merr pjesë edhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos. Tabaku u shpreh se historia 15-mujore e këtij institucioni, sipas saj, dëshmon për kufizimin e rolit të opozitës dhe dobësimin e kontrollit parlamentar. Ajo kritikoi gjithashtu vendimet e shumicës socialiste për ndryshimin e organizimit të strukturave parlamentare që lidhen me procesin e integrimit europian. “Historia 15 mujore e të cilit tregon më së miri mos funksionimin e demokracisë në Shqipëri përqendrimin e pushtetit në duart e shumicës, kufizimin e rolit parlamentar dhe të opozitës në dobësimin e kontrollit, pikërisht atë që duhet të bëj të kontrollit parlamentar dhe të institucioneve të parlamentit”, u shpreh Tabaku. Tabaku...
Burimi:
javanews.al