“2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në BE”- Këshilli i Integrimit, Kos: Duhet dialog politik! Lufta kundër korrupsionit dhe zbatimi i ligjit, vendimtare

“2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në BE”- Këshilli i Integrimit, Kos: Duhet dialog politik! Lufta kundër korrupsionit dhe zbatimi i ligjit, vendimtare

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke deklaruar se viti 2027 mund të jetë një vit vendimtar për vendin. Gjatë fjalës së saj në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian, Kos theksoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes politike dhe shoqërore në procesin e integrimit, duke nënvizuar se reformat duhet të kenë mbështetje të gjerë për të qenë të qëndrueshme. Sipas saj, vendi duhet të dëshmojë se institucionet funksionojnë dhe ligjet zbatohen në praktikë. “BE-ja na ka sjellë hapësirën për dialog, hapësirën për paqe dhe liri, por edhe për begati. Ky Këshill, ku ndodhem sot, përfaqëson atë që nevojitet për ta ndjekur me sukses rrugëtimin e vendit drejt BE-së dhe më vjen mirë që shoh këtu një...