Tabaku kundërshton Aktin Normativ për protestat: Antikushtetuese, po i japin Policisë kompetenca të Gjykatës! U ushtrua dhunë

Tabaku kundërshton Aktin Normativ për protestat: Antikushtetuese, po i japin Policisë kompetenca të Gjykatës! U ushtrua dhunë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kundërshtuar në Kuvend dy aktet normative të qeverisë për tubimet dhe shpërblimin e dëmeve ndaj subjekteve të prekura nga aktet e dhunshme gjatë protestave, duke i cilësuar ato si antikushtetuese dhe në shkelje të të drejtave themelore të qytetarëve. Tabaku deklaroi se prej 170 ditësh qytetarët po zhvillojnë protesta kombëtare, ndërsa të rinjtë po ngrihen për të kërkuar një të ardhme më të mirë. Ajo akuzoi Policinë e Shtetit se nuk ka vepruar në mënyrë të njëtrajtshme gjatë tubimeve, duke pretenduar se në disa raste është tërhequr qëllimisht dhe ka lejuar përshkallëzimin e situatës drejt bizneseve private dhe institucioneve. Deputetja demokrate tha se u kishte bërë apel publik protestuesve që të mos dëmtonin bizneset, ndërsa ngriti pikëpyetje mbi...