Dita e Pavarësisë, Peleshi: Në shqiponjë jehojnë zërat e brezave që luftuan për liri, të ecim përpara me dinjitet e krenari si shqiptarë

Dita e Pavarësisë, Peleshi: Në shqiponjë jehojnë zërat e brezave që luftuan për liri, të ecim përpara me dinjitet e krenari si shqiptarë

Më 28 nëntor 1912, në Vlorë, Ismail Qemali, së bashku me përfaqësues nga trevat shqiptare, shpalli Pavarësinë, duke shënuar një moment historik në rrugëtimin e kombit shqiptar dhe themelimin e shtetit të pavarur. Me rastin e kësaj date të rëndësishme, urimet për shqiptarët i është bashkuar edhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi ka ndarë imazhin e një shqiponje të punuar në xham, të cilën e cilëson si simbol të rrënjëve, historisë, sakrificës dhe krenarisë kombëtare. Në mesazhin e tij, kryetari i Kuvendit thekson se në këtë simbol jehojnë zërat e brezave që luftuan për liri, ndërsa kujtesa historike dhe vlerat kombëtare mbeten ato që bashkojnë shqiptarët. Peleshi ka shprehur gjithashtu mirënjohjen për mjeshtrin Vasil Dhiamandi, i cili përmes...