114-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë | Rubio: Urimet më të ngrohta popullit shqiptar

114-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë | Rubio: Urimet më të ngrohta popullit shqiptar

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar popullin shqiptar për 114-vjetorin e Pavarësisë, në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në mesazhin e tij, Rubio vlerëson marrëdhëniet e forta mes dy vendeve, të ndërtuara mbi sigurinë kolektive, prosperitetin ekonomik dhe lidhjet mes qytetarëve. Ai thekson se SHBA-të mirëpresin thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë në çështjet e mbrojtjes dhe politikës së jashtme. Rubio nënvizon gjithashtu rëndësinë e partneritetit në luftën kundër grupeve kriminale transnacionale, karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Një vëmendje të veçantë në deklaratën e tij i kushtohet edhe bashkëpunimit për përballimin e kërcënimeve kibernetike dhe forcimit të kapaciteteve të Shqipërisë në këtë fushë. “Partneriteti ynë strategjik me Shqipërinë i bën qytetarët tanë më të begatë dhe më të sigurt”, shprehet...