Tabaku: Korrupsioni është taksa e fshehtë që paguan çdo shqiptar! Kur tenderët fryhen, diferencat bien mbi qytetarin

Tabaku: Korrupsioni është taksa e fshehtë që paguan çdo shqiptar! Kur tenderët fryhen, diferencat bien mbi qytetarin

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka vendosur korrupsionin në qendër të “Këndit të Fundjavës”, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me rritjen e kostos së jetesës, dobësimin e ekonomisë dhe humbjen e vendeve të punës. Sipas Tabakut, korrupsioni nuk është një dukuri e largët nga përditshmëria e qytetarëve, por një faturë që paguhet çdo muaj nga familjet dhe sipërmarrjet shqiptare. “Kur një tender fryhet, diferencën e paguan qytetari. Kur një kontratë i jepet mikut dhe jo kompanisë më të mirë, humbet sipërmarrësi i ndershëm. Kur paratë publike shkojnë te klientët e pushtetit, ato mungojnë për pensionet, shkollat, shëndetësinë dhe mbështetjen e prodhimit”, deklaroi Tabaku. Ajo e cilësoi korrupsionin si “taksën e fshehtë” që merr çdo ditë një pjesë nga të ardhurat e shqiptarëve. Deputetja...