Tabaku: Ekonomia po mbështetet te ndërtimi, bujqësia dhe prodhimi në rënie

Tabaku: Ekonomia po mbështetet te ndërtimi, bujqësia dhe prodhimi në rënie

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin mbi efektet që pritet të sjellë paketa e re fiskale. Ajo ka paralajmëruar se ekonomia po bëhet gjithnjë e më e varur nga sektori i ndërtimit, ndërsa bujqësia dhe prodhimi po humbasin peshën e tyre. Gjatë diskutimit për buxhetin dhe paketën fiskale, Tabaku kërkoi nga përfaqësuesit e Bankës së Shqipërisë të shpjegojnë se si e vlerësojnë këtë ndryshim të strukturës ekonomike dhe nëse rritja e përqendruar në pak sektorë mund të jetë e qëndrueshme në afatmesëm dhe afatgjatë. Sipas deputetes demokrate, tkurrja e peshës së bujqësisë në Prodhimin e Brendshëm Bruto nuk është zëvendësuar nga një sektor tjetër që të ketë ndikim të ngjashëm te një numër i madh qytetarësh. Të njëjtin shqetësim ajo ngriti edhe...