Tabaku denoncon Ramën për pronat: Ligje me porosi dhe privilegje për njerëzit pranë pushtetit

Tabaku denoncon Ramën për pronat: Ligje me porosi dhe privilegje për njerëzit pranë pushtetit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, paralajmëroi se politikat për pronën dhe territorin rrezikojnë të krijojnë rrugë të privilegjuara për njerëzit me para, ndikim dhe afërsi me vendimmarrjen. Në rubrikën e saj të përjavshme “Këndi i Fundjavës”, ajo kërkoi transparencë për marrëveshjet e Korporatës së Investimeve Shqiptare dhe garanci për mbrojtjen e pronarëve e të komuniteteve. “Publikoni vlerësimin e pronës. Publikoni alternativat që janë shqyrtuar. Publikoni kushtet dhe detyrimet. Tregoni përfituesit përfundimtarë”, ishte kërkesa e Tabakut drejtuar kryeministrit, duke i kërkuar të shpjegojë me shifra çfarë fiton publiku nga këto marrëveshje. Duke iu referuar auditimit të KLSH-së për Korporatën, Tabaku deklaroi se janë konstatuar mangësi në planifikimin e projekteve dhe analizën e rreziqeve e përfitimeve. Për 27 rekomandimet që, sipas saj, përmban raporti, deputetja kërkoi...