Tabaku ankesa para përfaqësuesve të BE: Opozita s’ka hapësirë për kontroll parlamentar, reformat po kryhen në mënyrë të njëanshme!
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku, ka akuzuar sot (21 shtator) se procesi i integrimit europian po shoqërohet me mungesë hapësire për opozitën në parlament dhe me reforma të njëanshme nga qeveria. Gjatë punimeve të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE–Shqipëri që po mbahet në Tiranë, Tabaku tha se pozicionet negociuese të Shqipërisë nuk mund të mbeten thjesht deklarata politike, por duhet të shoqërohen me kontroll parlamentar dhe përfshirje të opozitës. Tabaku solli si shembull refuzimin e kërkesës së opozitës për komision hetimor mbi KAYO, duke e cilësuar si një rast tjetër ku opozitës i mohohet e drejta kushtetuese. Deputetja kritikoi gjithashtu edhe reformat reformën zgjedhore dhe reformën territoriale, të cilat...
Burimi:
javanews.al