Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tabaku akuzon Ramën për kaosin në Theth: Paketa e Maleve, si “Kali i Trojës” për Veriun
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas prishjes së disa ndërtimeve në Theth, në kulmin e sezonit turistik. Sipas saj, situata e krijuar është pasojë direkte e të ashtuquajturës “Paketë e Maleve”, që ajo e cilësoi si Kali i Trojës për veriun e Shqipërisë. “Paketa e Maleve nuk po zgjidh, por po grabit pronat e banorëve në veri. Është një ligj që po përdoret për të favorizuar të njëjtët klientë të përhershëm përmes modelit të investimeve strategjike. Qeveria e ka shitur këtë ligj si zgjidhje, por në realitet është kthyer në mjet për shkatërrim...