Syrigana, dikur Qyteti i Gurit

Syrigana, dikur Qyteti i Gurit

Ky shkrim i karakterit informues dhe analitik, është rezultat i një hulumtimi me metodologji të kombinuar shkencore, për shkak të nevojës për analizim sa më objektiv të të dhënave të siguruara. Hulumtimi përbëhet nga të dhëna primare dhe sekondare, ku të dhënat primare janë të siguruara përmes intervistave të hapura me njohës dhe ekspert të fushës së historisë dhe arkeologjisë, si dhe me të moshuarit e fshatit Syriganë, ndërsa të dhënat sekondare janë siguruar nga dokumente të ndryshme. Qëllimi i këtij shkrimi është përmbledhja e informatave të analizuara, rreth historisë, etnografisë, etimologjisë së emrit, kulteve, krijimtarisë dhe jetës në fshatin Syriganë. Relievi dhe karakteristikat morfologjike të Syriganës Në mes të rrafshit të Dukagjinit e të Kosovës, dominon një tërësi e veçantë kodrinore-malore me emërtimin e...