SYRI TV/ Zjarret shkrumbojnë pyjet e Mallakastrës, rrezikohen banesat përreth

SYRI TV/ Zjarret shkrumbojnë pyjet e Mallakastrës, rrezikohen banesat përreth

Vijon të jenë aktive tre vatrat e zjarrit në masivin pyjor të Lofkëndit në Mallakastër. Kreu i Bashkisë, Qerim Ismailaj është shprehur se deri tani janë djegur më shumë se 40 ha nga masivi pyjor, ndërkohë që ka shtuar se flakët po ndihmohen nga era Syri TV Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në masivin pyjor të Lofkëndit në Mallakastër, ku terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, pohon se përballë kësaj situate vetëm ndërhyrja nga ajri mund të bëjë të mundur izolimin e plotë të flakëve, të cilat përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era. Qerimaj pohon gjithashtu se sipërfaqja e përshkuar nga zjarri përllogaritet në 40 ha , kryesisht pisha të mbjella në vitet 70- 80-...