Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Veliaj akuza SPAK për nxjerrje informacioni, avokatët: Zbulimi i informacionit, për ta paragjykuar
Reagimi i ekipit ligjor të kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj Ekipi ligjor i kryebashkiakut socialist të arrestuar, Erion Veliaj, ka akuzuar Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për nxjerrjen e informacionit dhe marrjen si të pandehur të klientit të tyre. Në një reagim zyrtar, ata deklarojnë se publikimi i vazhdueshëm i informacioneve që lidhen me çështjen penale të zotit Veliaj bëhet me qëllim për ta paragjykuar atë në opinionin publik. Sipas avokatëve të tij, zbulimi i përsëritur dhe i qëllimshëm i të dhënave që përbëjnë sekret hetimor, ka ndodhur në mënyrë të pandërprerë që nga dita e arrestimit të zotit Veliaj....