SYRI TV/ Vdekja tragjike e David Dedes dhe Sokol Prekës, familjarë e të afërm bëjnë përgjegjës shtetin

SYRI TV/ Vdekja tragjike e David Dedes dhe Sokol Prekës, familjarë e të afërm bëjnë përgjegjës shtetin

Ambulanca në servis dhe tjetra jashtë funksionit, sollën vdekjen tragjike të Sokol Prekës në Vaun e Dejës. Ky është denoncimi i familjarëve të dy punonjësve të OSHE-së, që humbën jetën pak ditë më parë. Familjarë dhe banorë të Vaut të Dejës protestuan para qendrës shëndetësore, duke denoncuar mungesën e mjekëve dhe ambulancës. Ndërkohë, deputeti i PD-së, Kliti Hoti, akuzoi Ministrinë e Shëndetësisë për situatën. Tragjedia e pak ditëve më parë ka tronditur banorët e Vaut të Dejës. Sipas banorëve, vdekja e David Dedës dhe Sokol Prekës, për shkak të kontaktit me rrymën elektrike në fshatin Karmë, mund të ishte shmangur për të paktën një nga viktimat, nëse Vau i Dejës do të kishte një qendër shëndetësore funksionale. Për këtë shkak, në shenjë homazhi ndaj dy...