Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Turizmi vuan mungesën e punëtorëve, bizneset: Nuk kemi fuqi punëtore në sezon
Largimi i të rinjve jashtë Shqipërisë ka shkaktuar mungesë të fuqisë punëtore në sektorin e turizmit. Bizneset në Velipojë ankohen për mungesën e punëtorëve, ndërsa kësaj situate i shtohen edhe problemet me infrastrukturën, veçanërisht rrugët e amortizuara. Në kulmin e sezonit turistik, një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen bizneset në Velipojë është mungesa e fuqisë punëtore. Largimi i të rinjve drejt vendeve të huaja ka krijuar një boshllëk të ndjeshëm në sektorin e turizmit, ku operatorët turistikë vuajnë mungesën e stafit në shërbime të ndryshme. Për bizneset në Velipojë, problemi nuk ndalet vetëm tek mungesa e...