Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Thirrjet raciste në Maqedoninë e Veriut, Taravari: Nacionalizmi, arsyeja pse ikëm nga qeveria
SYRI TV Kryetari i Partisë Aleanca për Shqiptarët komentoi ngjarjen e fundit të thirrjeve raciste antishqiptate të tifozëve Maqedonas në ndeshjet e basketbollit të luajtur në Kumanovë. Nga Pogradeci, ku bëri një vizitë zyrtare në prag të zgjedhjeve lokale, Taravari shprehu shqetësimin për klimën në rritje të nacionalizmit maqedonas, e cila sipas tij po ndikon negativisht në marrëdhëniet ndëretnike. Taravari tha se kjo ishte arsyeja pse partia e tij doli nga qeveria. Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, së bashku me katër kandidatët për kryetarë komunash, zhvilloi një vizitë në qytetin e Pogradecit, në prag të zgjedhjeve lokale në vendin fqinj. Gjatë deklaratës per mediat, Taravari foli edhe mbi zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, për ngjarjen...