Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ SPAK zgjat hetimet edhe me 3 muaj për Benet Becin
SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci. Socialisti është marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Ai dyshohet për abuzim me tenderin e zhvillimit strategjik të sektorit energjetik, me vlerë 700 mijë euro. Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj afatet e hetimit për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci. Ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, më 23.10.2024. Ndërkohë, më 23 prill 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist. Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700...