Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Shqipëria në flakë, 45 zjarre në 24 orë
Shqipëria vijon të jetë në flakë, teksa në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 45 vatra zjarri, nga të cilat 21 janë ende aktive, 16 janë nën monitorim ndërsa 8 vatra janë shuar. Situata më kritike paraqitet në Borsh, aty ku prej tre ditësh vijon të jetë aktive vatra e zjarrit midis fshatrave Borsh, Piqeras dhe Sasaji në njësinë administrative Lukovë. Sipas emergjencave civile, në të katër vatrat e zjarrit, përfshi atë në fshatin Kalasë në Delvinë, nuk mund të ndërhyet nga toka, ndërsa në orët e para të mëngjesit nisi punë për shuarjen e flakëve...