Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Rritet çmimi i biletës së autobusit në Elbasan, nga 50 lekë të rinj shkon në 100 lekë
Rritja e çmimit të biletës së autobusit ka vënë në alarmë banorët e fshatit Shelcan në Elbasan. Ata shprehen se rritja me 50 lekë të rinj është e pa përballueshme për xhepat e tyre, sepse ata e bëjnë rrugën Shelcan-Elbasan më shumë se dy herë në ditë. Madje ata që kanë mbetur në fshat janë të moshuar dhe me pensionin që marrin nuk iu del të përballojnë një rritje të çmimit. Por situata, sipas tyre, do të përkeqësohet kur të nis shkolla, pasi nxënësve u ribursohet nga shteti vetëm 35 lekë të rinj të biletës. Banorët kërkojnë nga bashkia të...