SYRI TV/ Rama paralajmëron Gjykatën e Lartë: Prerja e kokës së Veliaj, eksperiment i dështuar
Kryeministri Edi Rama i ka dërguar mesazhe paralajmëruese Gjykatës së Lartë, disa ditë para vendimit për lirimin e kryebashkiakut Erjon Veliaj. Megjithëse pretendon se nuk komenton vendimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Edi Rama kërkoi lirimin e Erjon Veliajt, duke e cilësuar si një eksperiment të dështuar arrestimin e tij dhe duke e lidhur fatin personal të kryebashkiakut me fatin e qytetarëve të Tiranës që po presin çelësat e një banese. Deklaratat e Ramës u bënë gjatë prezantimit të programit kombëtar të strehimit, ku kryeministri njoftoi kthimin e Entit Kombëtar të Banesave në një shoqëri aksionere, duke përdorur të njëjtën skemë që ka krijuar me mikun e tij, Roni Yeffet, në kompaninë Kayo, edhe në sektorin e ndërtimit. Ndërsa lejet e ndërtimeve të dhëna pa kriter,...
Burimi:
syri.net