Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Pas 20 muajsh lirohet Jamarbër Malltezi, GJKKO ndryshon masën kundrejt garancisë pasurore
Pas 20 muajsh nën masën e ‘arrestit në shtëpi’, Jamarbër Malltezi do të përballet tashmë me një masë më të lehtë sigurie: detyrimin për t’u paraqitur. Vendimi është dhënë këtë të hënë nga Gjykata e Posaçme kundrejt një garancie pasurore. Pas përfundimit të seancës, Malltezi deklaroi se i gjithë procesi është politik dhe se vendimi i gjykatës erdhi pasi janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore. Ai theksoi se familja e tij është hetuar për 30 vite, pa u gjetur asnjë provë që e implikon atë në ndonjë vepër penale. Gjykata e Posaçme vendosi heqjen e masës së arrestit në shtëpi...