Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Lushnje, kryebashkiakja e Ramës sharron pemët në rrugë, Korreshi: Ky veprim është një krim mjedisor
Jo vetëm tendat dhe karriget e lokaleve, por në Lushnjë, me porosi të Edi Ramës, kryebashkiakja Eriselda Sefa po liron rrugët dhe trotuaret edhe nga pemët dhe lulet. Me një akt të paprecedent, kryebashkiakja ka urdhëruar Policinë Bashkiake dhe Ndërmarrjen e Pastrim-Gjelbërimit të presin pemët që janë mbjellë nga qytetarët dhe bizneset. Një prej situatave u denoncua nga deputeti Sajmir Korreshi, ndërsa nga një vëzhgim i Syri TV, faktohet se prerja e pemëve po ndodh në çdo rrugë dhe lagje të Lushnjës. Urdhëri i Edi Ramës për prishjen e ndërtimeve pa leje nuk po kursen edhe pemët frutore e dekorative të mbjella nga qytetarët. Një rast skandaloz është evidentuar këtë të martë në qytetin e Lushnjës ku IKMT dhe policia bashkiake e këtij qyteti, me...