SYRI TV/ Humbi jetën i burgosuri, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Besnik Koçiu u dërgua me vonesë në spital

SYRI TV/ Humbi jetën i burgosuri, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Besnik Koçiu u dërgua me vonesë në spital

Besnik Koçiu, i cili humbi jetën në 26 korrik në burgun 313, duhet të dërgohej menjëherë për trajtim mjekësor. Është ky përfundimi i hetimit të bërë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit në lidhje me këtë çështje. Sipas KSHH, Besnik Koçiu ka qëndruar për 8 ditë në ambientet e paraburgimit “Jordan Misja”, ku ka pasur shqetësime të vazhdueshme shëndetësore. Ndërkohë, nga hetimet ka rezultuar se ai është dërguar në QSUT në 25 korrik. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka bërë një hetim në lidhje me ngjarjen e 26 korrikut të këtij viti, ku në ambientet e paraburgimit 313 humbi jetën i burgosuri Besnik Koçiu. Në raportin përfundimtar, Komiteti i Helsinikit thotë se Besnik Koçiu duhet të dërgohej menjëherë në spital për t’u trajtuar për shkak të shqetësimeve...