Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Fusha e mbetjeve digjet për herë të tretë, zjarr masiv dhe re tymi pushtojnë qytetin
Fusha e mbetjeve në Vlorë, përfshihet nga flakët për të disatën herë brenda pak kohësh. Flakët kanë qenë të mëdha duke dëmtuar një prej punonjësve si pasojë e tymit të dendur toksik, ndërsa është djegur dhe një eskavator që punonte aty. Shqetësim është se situata po përkeqësohet përsëri në kulmin e sezonit turistik, ndërsa dhe pse ngjarja përsëritet vit pas viti, autoritetet lokale nuk kanë një zgjidhje konkrete. Fusha e mbetjeve në Vlorë përfshihet përsëri nga flakët. Re të dendura tymi toksik janë ngritur mbi zonën ku ndodhet landfilli, një situatë e cila është përsëritur edhe shumë herë të tjera. Flakët kanë qenë të mëdha duke djegur gjithashtu një nga eskavatorët që punonte në fushën e mbetjeve. Shtëllungat e tymit të zi, të favorizuara edhe...