SYRI TV/ Fshati Kushovë në Gramsh braktiset nga banorët, pjesa më e madhe janë larguar në emigrim

SYRI TV/ Fshati Kushovë në Gramsh braktiset nga banorët, pjesa më e madhe janë larguar në emigrim

Fshati Kushovë në Bashkinë Gramsh është braktisur totalisht nga banorët. Mungesa e kushteve bazë të jetesës apo dhe pamundësia për të gjetur një vend pune, kanë bërë që pjesa më e madhe e banorëve të këtij fshati të zgjedhin të emigrojnë, duke lënë pas vetëm persona të moshës së tretë. Edhe ata banorë që kanë ngelur ende në këtë fshat, mendojnë largimin si të vetmen mundësi, pasi kjo zonë nuk ofron asgjë. Drama sociale që ka mbërthyer Shqipërinë, ajo e largimit të popullsisë, ka prekur edhe fshatin Kushovë, në Bashkinë Gramsh. Cdo ditë që kalon, e shikon këtë fshatë edhe më të zbrazët, me banorët, kryesisht të rinjtë, te cilet zgjedhin te emigrojne jashte vendit si pasoje e mungesës së kushteve bazë të jetesës apo...